75 Mall Live Search
10:47 / E Premte, 18 Mars 2022 / B O

Asamblistja e AAK-së i bashkohet PDK-së, ndërron ulëset në mbledhjen e sotme të asamblesë

Asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Arbnora Ajeti i është bashkuar sot Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ajeti ka shfrytëzuar mbledhjen e sotme të asamblesë për të ndërruar ulëset dhe subjektin politik.

Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të./Indeksonline/