Zyrtare: Caktohet data e super-meçit (Foto)
Është zbuluar data e super-meçit të dy nga boksierët më të mirë në botë.
5 maji do të jetë data kur David Haye do të ndeshet me Tony Bellew në O2 Arena.
Ndeshja e planifikuar për 17 dhjetor u anulua për shkak të problemeve shëndetësore të Haye.
Biletat e shitura për ndeshjen e planifikuar në dhjetor do të vlejnë edhe për ndeshjen e 5 majit. /IndeksOnline/