Gjakovë, tri femra përfshihen në sherr, rrahin një tjetër vajzë

Tri të dyshuara, femra kosovare, janë arrestuar dje nga policia rajonale e Gjakovës, pasi të njëjtat ishin rrahur mes vete.
Ato madje kanë sulmuar edhe një person të katërt, një viktimë po ashtu femër.
Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.
Sipas njoftimit policor, të dyshuarat, pas arrestimit, janë dërguar për intervistim.
Me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.