75 Mall Live Search
14:30 / E Martë, 26 Korrik 2022 / A. M.

“Adem Demaçi ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli”, ministrat bëjnë homazhe!

Ministrat e Qeverisë Kurti, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla dhe Armend Mehaj kanë bërë homazhe tek varri i veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

May be an image of 4 people, flower and outdoors

“Në ballë të kauzës për rezistencë kombëtare, Adem Demaçi ishte frymëzues dhe veprimtar shembullor, idealist i përhershëm, deri në vdekje.

Sakrifica e tij e pakrahasueshme ishte referencë e popullit shqiptar, për idealet që s’thyhen, për idetë që nuk burgosen, për vullnetin që nuk shtypet.

Adem Demaçi ishte tribun i cili gjallëroi mendjet dhe zemrat e një populli të tërë për të rrugëtuar në rezistencë me çfarëdo çmimi, deri në çlirimin përfundimtar të vendit.

Lavdi jetës dhe veprës së Adem Demaçit, simboli i rezistencës kombëtare”, ka shkruar ministrja Haxhiu. /Indeksonline/