I jepet lamtumira e fundit luftëtarit të UÇK-së [Video/Foto]
Sot u është dhënë lamtumira e fundit luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh invalidit, Lutfi Breznica.
Këtë e ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi i cili ka kujtuar të ndjerin duke theksuar se do të mbetët i paharruar me veprat dhe sakrificat që i ka bërë, transmeton Indeksonline.
Me këtë rast, Qeriqi ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Breznica.
Postimi i plotë i Qeriqit:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit bashkëluftarit dhe Invalidit të UÇK-së LUTFI BREZNICA.
Kujtimi për të do të jet i paharruar,vepra dhe sakrifica e tij do të kujtohet dhe nderohet gjithmonë.
Ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Breznica dhe të gjithë bashkëluftarëve./Indeksonline/