08:41 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sot në këtë orë i jepet lamtumira e fundit ish të burgosurit politik nga Podujeva

Mbrëmë është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica.

Të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit me c’rast do të varroset sot në ora 14:00, në fshatin Dyz të Komunës së Podujevës, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Ai i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare./Indeksonline/

Vdes ish i burgosuri politik nga Podujeva