75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

Arrestohet një person i kërkuar në Shtime

Policët e stacionit në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 12:00 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet H.A (M/K) i moshës 21 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’  me dënim burgimi prej katër ( 4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.