75 Mall Live Search
09:51 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Prokurori i Shtetit deklarohet për procesin e rivotimit në Istog

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme,  për përcjelljen e rivotimit për Kryetar të Komunës  së Istogut.

Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellur procesin e rivotimit për këtë komunë.

Përmes një komunikate bëhet e ditur se prokurori i shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policiae Kosovës./Indeksonline/