Vdekja e foshnjes/ Inspektorët dhe prokurori i shtetit shkojnë në Spitalin e Pejës

Indeksonline pak më parë raportoi për vdekjen e një foshnje në Spitalin Rajonal të Pejës.
Tashmë atje kanë shkuar inspektorët sanitarë dhe prokurori i shtetit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmon për Indeksonline se është marrë vendimi që të vazhdohet me hetime të rastit.
Siç raportoi Indeksonline, dje një grua është dërguar për lindje në repartin e gjinekologjisë, por që foshnja ka lindur pa shenja jete.
Më poshtë lajmi paraprak: