Juventus shfrytëzon gabimin e Interit (Video)
Juventus ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 17-të të Serie A.
Zonja e Vjeter mposhti Bolognan me rezultat 3-0, shkruan indeksonline.
Golat për Juven i shënuan Pjanic në minutën e 27-të, Mandzukic në minutën e 36-të dhe Matuidi në minutën e 64-të.
Me këtë fitore, Juventusi është e dyta me 41 pikë, një më pak se Napoli që kryeson. /IndeksOnline/