Zyrtare: Kaka i jep fund futbollit
Superfutbollisti brazilian, Kaka edhe zyrtarisht është pensionuar nga futbolli, shkruan indeksonline.
Ai përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga sot është i gatshëm për të marrë një rol të ri në jetën e tij.
“Atë, ishte shumë më tepër se që mund të imagjinoja. Faleminderit! Tani jam gati për udhëtimin e ardhshëm. Në emrin e Jezusit. Amen “, ka shkruar Kaka.
35 vjeçari ka qenë pjesë e shumë skuadrave, ku në mesin e tyre Milani dhe Real Madridi.
Kaka ka fituar gjithçka me klubet, ku në vitin 2007 u kurorëzua me Topin e Artë. /IndeksOnline/