“Marca”, jep çmimin e futbollistit më të mirë spanjoll (Foto)
Gazeta prestigjioze në Spanjë “Marca” ka ndarë çmimin “Zarra” për futbollistin më të mirë me origjinë spanjolle.
Fitues i këtij çmimi u shpallë Iago Aspas Juncal, pas një sezoni fantastik me Celta Vigon, shkruan IndeksOnline.
“Trofeu i “Zarra” është trofe i dhënë cdo vit nga gazeta sportive Marca për lojtarin vendas më të mirë dhe me gola më shumë të shënuar në La Liga. Ky çmim emrin e mori nga ish-sulmuesi i Athletico Bilbao, Telmo Zarra. Për herë të parë këtë çmim e fitoi David Villa sa ishte te Valencia”, historia e çmimit Zarra.
Kujtojmë se Aspas këtë cmim e fiton për herë të dytë, përveç këtij viti lojtari spanjoll e fitoi edhe në sezonin 2011/12./IndeksOnline/