75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 06 Mars 2023 / B O

Ndeshja e futbollit në Turqi që për pak u shëndrrua në luftë, shikoni pamjet

Një ndeshje futbolli në kampionatin turk degjeneroi në kaos, pasi tifozët dhe lojtarët u përleshën para, gjatë dhe pas ndeshjes. Në rrjetet sociale u shpërndanë foto dhe video që treguan skenat dramatike, që ndryshonin në mënyrë drastike nga ato të disa ditëve më parë, kur tifozët hidhnin pelushë në fushë, në homazh për viktimat e tërmetit të 6 shkurtit. Këtë herë, në fushë u hodhën objekte të rënda, shishe uji, fishekzjarrë dhe madje edhe një thikë.

Tifozët dhe lojtarët e skuadrës vendase, Bursaspor, u akuzuan se sulmuan lojtarët e skuadrës mike, Amedspor. Në llogarinë e klubit Amedspor në Instagram u publikua një video e sulmit të lojtarëve të Bursaspor në fushën e lojës teksa kryenin nxemjen.

Por pavarësisht incidentit ndeshja u lejua të zhvillohej. Sjellja e dhunshme vijoi edhe gjatë ndeshjes, ku tifozët hodhën fishekzjarrë, mdje në një foto të publikuar në rrjetet sociale u shfaq edhe një thikë. Edhe pas fundit të takimit, sherri raportohet se vijoi.

Pas takimit, edhe Bursaspor postoi një video në rrjetet sociale ku pretendonte se shfaqeshin lojtarët e saj që dhunoheshin gjatë takimit të mëparshëm të zhvilluar në Diyarbakir.

Sa i përket rezultatit, Bursaspor fitoi 2-1, duke u ngjitur në vend të 15-të të renditjes së Kategorisë së Tretë. Ndërsa Amedsport mbeti në vend të tretë.