75 Mall Live Search
09:49 / E Martë, 21 Mars 2023 / B O

Pa të s’bën, rikthehet “plakushi” i Premierligës

Crystal Palace ka riemëruar Roy Hodgson si trajner deri në fund të sezonit. 75-vjeçari pason francezin Patrick Vieira, i cili u shkarkua javën e kaluar pasi një serie rezultatesh të dobta.

Palace është skuadra e vetme në ligë pa fitore në 2023, pasi ka barazuar pesë dhe ka humbur shtatë ndeshjet e tyre këtë vit. Fitorja e tyre e fundit në ligë erdhi më 31 dhjetor, 2-0 ndaj Bournemouth.

“Është një privilegj të më kërkohet të kthehem në klub, i cili gjithmonë ka qenë aq shumë për mua. Objektivi ynë i vetëm tani është të fillojmë të fitojmë ndeshje dhe të marrim pikët e nevojshme për të siguruar statusin tonë në Premier League. Crystal Palace është i njohur për shpirtin e tij luftarak dhe nuk kam dyshim se të gjithë mbështetësit tanë do të luftojnë me ne” ka thënë Hodgson./Indeksonline/