75 Mall Live Search
20:14 / E Mërkurë, 05 Prill 2023 / Gj. Sh

Lampard trajner i Chelseas?

Pas shkarkimit të Graham Potter, Chelsea ka nisur bisedimet me Frenk Lampard, për rolin e trajnerit.

Sipas gazetarit, Fabrizio Romano, Lampard do ta marr drejtimin e ”Bluve” për një periudh afatshkurte, deri në muajin qershor, shkruan IndeksOnline.

Bisedimet vazhdojnë me Julian Nagelsmann dhe Luis Enrique si opsione kryesore për të ardhmen por Lampard mund të jetë në krye deri në fund të sezonit.

Ish-futbollisti i Chelseas është i gatshëm për ta pranuar këtë detyrë, ndersa nese ka sukses mund të jetë trajner edhe për sezonet e ardhshme./IndeksOnline/