75 Mall Live Search
19:30 / E Mërkurë, 27 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Van Dijk: Sot është dita më e lumtur në karrierën time (Foto)

Virgil van Dijk edhe zyrtarisht është futbollisti i Liverpoolit.

Mbrojtësi holandez është larguar nga Southampton, me shifrën marramendëse deri në 75 milionë funta, shkruan IndeksOnline.

26-vjeçari përmes rrjeteve sociale i ka shkruar disa fjalë për transferimin e tij në “Anfield”.

“I kënaqur dhe i nderuar që kam rënë dakord të bëhet një lojtar i Liverpoolit. Sot është një dit krenare për mua dhe familjen time, pasi po bashkohem me klubin më të madh në futbollin botëror! Unë mezi pres të luaj me fanellën e famshme të kuqe dhe të jap gjithçka. Unë gjithashtu dua që ta falënderoj klubin Les Reed, bordin, meanxherët, lojtarët dhe tifozët. U jam borxhli që ma keni dhënë këtë mundësi të luaj në Premierligë. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Van Dijk.

Van Dijk u transferua në Southampton gjatë sezonit 2015 nga klubi i Celtic. Te skuadra angleze ai bëri afro 70 paraqitje dhe shënoi 4 gola./IndeksOnline/