75 Mall Live Search
17:15 / E Diele, 31 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ramadani tregon ngjarjet më të rënda që karakterizuan vitin 2017

Njohësi i cështjeve të sigurisë, Burim Ramadani ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë vitit 2017.

Përmes një postimi në Facebook, Ramadani thotë se fillimi i këtij viti që po lëmë pas ishte I rëndë dhe ka një përmbyllje speciale, transmeton Indeksonline.

Kjo është përmbledhja e tij:

Kronologjia e vitit 2017:

Fillim të rëndë dhe përmbyllje speciale

Ky vit, që sot po përfundon, ishte plotë e përplotë ngjarje. Brenda e jashtë Kosovës.

Filloi rëndë.

4 janar: Në Francë ishte ndaluar ish-kryeministi që u zgjodh kryeministër, Haradinaj.

14 janar: Treni lara-lara rus i Serbisë, që për pak nuk u kthye në një incident sigurie midis dy shteteve.

7 mars: Presidenti Thaçi i procedoi Kuvendit Draft-Ligjin për Ushtrinë e Kosovës, duke hapur një debat mbi rrugën përpara, që nuk ka përfunduar.

Vazhdoi me zhvillime

27 prill: Haradinaj kthehet nga Franca në Kosovë, duke i dhënë goditje edhe juridike ndjekjes kriminale nga ana e Serbisë.

10 maj: Kuvendi i Kosovës shkarkoi Qeverinë Mustafa, shpallen zgjedhjet e parakohshme për 11 qershor.

17 maj: “Krahu i Luftës”, PDK-AAK-NISMA, formon koalicion parazgjedhor në minutat e fundit, si kundërpërgjigje koalicionit të mbrëmjes midis LDK-së dhe AKR-së.

11 qershor: Rezultati zgjedhor nuk i jep askujt fuqinë të ndërtojë qeverinë vet. Kosova futet në krizë politike rreth 3 muaj.

4 shtator: Arrihet marrëveshja e koalicionit për Qeverinë e re. AKR merr gati gjysmën e Qeverisë.

9 shtator: Kuvendi i Kosovës zgodhi Qeverinë e re dhe Kryeministrin Haradinaj.

11 shtator: Vendimi i parë i Qeverisë Haradinaj: shkarkon “Komisionin Meha” – demarkacioni fillon trajtim tjetër.

19 tetor: Fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale.

22 tetor: Rezultati i zgjedhjeve lokale nxjerrë pllotë të papritura.

19 nëntor: Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale thellon të papriturat. Ndryshon renditja e partive në kompasin politik.

17 dhjetor: Istogu, komuna e vetme që shkoi në rivotim. Ende nuk ka përfunduar zyrtarisht procesi.

20 dhjetor: Nënshkruhet Kontrata për kapacitetet energjetike “Kosova e re”, investimi më i madh që ndodh ndonjëherë në Kosovë.

22 dhjetor: Kuvendi miratoi Buxhetin e Kosovës për vitin 2018.

22 dhjetor: 43 deputetë filluan iniciativën për ndryshimin e ligjit të “Gjykatës Speciale”. Iniciativa rivendosi ndarjet politike në skenën e brendshme dhe mori kundërshtim të ashpër ndërkombëtar.

#2017

#Kosova