75 Mall Live Search
17:53 / E Martë, 02 Janar 2018 / indeksADMonline

Përleshen të burgosurit, 9 të vdekur dhe 100 të arrestuar

Policia e Brazilit ka thënë se të paktën 9 persona të burgosur janë vrarë gjatë përleshjeve në burgun e Goias në shtetin brazilian. Autoritetet kanë deklaruar se përleshjet kanë nisur në momentin që një grup i armatosur kanë uzurpuar një zonë e cila ishte nën kontrollin e bandave rivale.

Vrasjet ishin kaq brutale, sa njërit nga të burgosurit i është prerë edhe koka shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Pasi ka ndodhur përleshje me armë mes dy bandave, më shumë se 100 persona që ishin në burg kanë arritur që të arratisen.

Në burgjet e Brazilit përleshjet thuajse janë të zakonshme. Policia ka thënë se ia ka arritur të shtypë këtë rebelim të të burgosurve dhe se ka rimarrë kontrollin e burgut, ku dhe ka ndodhur ngjarja e rëndë.