Nis mbledhja e PDK-së, diskutohet për mobilizimin e të gjitha strukturave për zgjedhje nacionale

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës është mbledhur sot, ku pikë e rendit të ditës është diskutimi për zgjedhjet e brendshme në këtë subjekt.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka filluar mbledhjen me temën e Draft Statutit Themelues të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, raporton Indeksonline.
Kjo mbledhje po mbahet në Emerald, gjithsej kanë marrë pjesë 96 antëtarë.
Sipas PDK-së, ky draft-statut prish karakterin unitar të shtetit tonë dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe rrjedhimisht, Partia Demokratike e Kosovës nuk mund ta mbështesë një propozim të tillë.
Bëhet e ditur se Këshilli Drejtues i PDK-së po diskuton për mobilizimin e menjëhershëm të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, për të rikthyer besimin e qytetarëve me një Qeveri të re që e rikthen Kosovën në binarët e zhvillimit, integrimit dhe perspektivës për të gjithë.

