14:04 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Fustanet e nuseve si princesha, tendencat e reja për 2018 [Foto]

Princeshat moderne: këto janë fustanet më romantike të sezonit që po vjen.

2018 shikon triumfin e fundeve maxi, të tyllit me gëzof, të veshjeve që e bëjnë skenën. Për t’u patur zili nga martesat mbretërore, modelet e propozuara nga stilistët më të mirë sigurisht që janë sfiduese, por ato janë një garanci për një moment edhe më të paharrueshëm dhe unik.

Le të hedhim një sy së bashku të rejave dhe detajeve që do të jenë tendencë.

Fustane nuseje si princeshë me dantellë

Le të fillojmë me një dantellë klasike, në një variant delikat, modern dhe voluminoz.

Fustane nuseje si princeshë bust

Fustani bust është një detaj që bie gjithmonë në sy dhe ka shumë fanse, mbi të gjitha në versionin me bustin në formë zemre.

Fustane nuseje si princeshë me Swarovski dhe aplikacione

E gjithë vëmendja është në pjesën e sipërme te fustanit që është e zbukuruar me gurë të çmuar.

Fustane nuseje si princeshë me frutulla dhe pala

Me pala, frutulla, rrudha ; sido që të quhen janë elementi që karakterizojnë në maksimum një fustan nuseje vërtet si princeshë.

Fustane nuseje si princeshë me ngjyra

I kaltër ose rozë e lehtë, e rëndësishme është që të jetë me ngjyrë delikate dhe të rafinuar.

Fustane nuseje si princeshë me jakën V

Për ata që duan të përqendrohen tek dekolteja e hapur , mund të zgjedhin fustanet me jakën V, të thellë por jo të tepruar.