Operohet Murray, synon rikthimin në Wimbeldon
Andy Murray synon rikthimin në Wimbeldon pas operimit, shkruan indeksonline.
Tenisti britanez e përshkroi operimin në Melburne si të suksesshëm dhe tha se po shpreson rikthimin sa më shpejtë.
“Sot kam kaluar një operacion të suksesshëm në spitalin St Vincent në Melburn”.
“Unë do të doja të falënderoja Dr John O’Donnell dhe të gjithë stafin që më trajtuan mua”.
“Unë pres që të kthehem në tenis gjatë sezonit. Faleminderit të gjithëve për të gjitha urimet dhe mbështetjen e mirë gjatë ditëve të fundit”.
“Do të kthehem nga kjo.”