75 Mall Live Search
09:25 / E Enjte, 14 Mars 2024 / G T

Griezmann kapet keq nga kamerat, e ofendoi Alexis Sanchezin pasi humbi penalltinë

Skuadra e Atletico Madrid mbrëmë siguroi kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League pasi eliminoi kundërshtarin nga Italia, Inter Milan.

Gjatë ekzekutimit të penalltive, kamerat kapen sulmuesin e Kombëtares së Francës, Antonie Griezmann duke i thënë disa fjalë të rënda, shkruan Indeksonline

Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez humbi penalltinë, kurse kamerat kapen yllin francez duke iu drejtuar De Paulit me fjalët e rënda: “Kiliani është një mu**”.

Për këto fjalë, Griezmann është kritikuar shumë në rrjetet sociale nga shumë tifozë të futbollit.

Kujtojmë që me fitoren e mbrëmshme, Atletico Madrid siguroi kualifikimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve./Indeksonline/