Sa i pafat 75 milionëshi, mungon kundër Cityt (Foto)
Mbrojtësi, Virgil van Dijk siç duket do të mungoj kundër Manchester Cityt.
Mediat angleze shkruajnë se futbollisti i Liverpoolit ka pësuar një lëndim para derbit kundër Cityt, transmeton IndeksOnline.
Kuptohet nga testet mjekësore se i transferuari për 75 milionë funta nga Southamptoni ka pasur një lëndim në muskuj.
Jurgen Klopp tani është i detyruar të luaj në mbrojtje me Matip dhe Lovren.
Kujtojmë se derbi i javës do të zhvillohet në “Anfield” nga ora 17:00./IndeksOnline/