75 Mall Live Search
18:40 / E Diele, 07 Korrik 2024 / AR

U bllokua nga dy “VIP-a”, vajza e Julias i del në mbrojtje aktores

Paraditen e sotme (e dielë), aktorja e njohur shqiptare Julia Ilirjani, bëri një postim në rrjete sociale, gjë që bëri pak lëmsh rrjetin.

Nëpërmjet postimit të saj ajo shprehej se dy personazhe VIP i kishin bërë bllok pa asnjë arsye dhe me ironi shkruante: Sa orë duhet të qaj dhe si ta kaloj këtë eksperiencë të tmerrshme?

Mirëpo siç duket e bija e Julias, Renee, i ka dalë në mbrojtje të ëmës nëpërmjet një postimi që ka bërë në rrjetin social të Tiktok-ut ku flet për personat që të bllokojnë nga hiçi.

Edhe pse ajo mund të thojë që s’ka lidhje me atë që i ka ndodhur Julias, lind pyetja: Pse u bë kjo temë pikërisht sot që e ëma e saj u bllokua prej dy personazheve?

“Këta persona që të bëjnë bllok kot nga hiçi kujtojnë se t’i prekin shumë telat e by**ës?”-shprehet ajo.

@renee_reffo #fyp #fypシ #foryoupage #tirana #albania #viralvideo #viraltiktok #itgirrrrl #viral ♬ original sound – renee_reffo