Sheshi i kryeqytetit pa drita! (Foto)
Komuna e Prishtinës në këtë fundvit ka investuar rreth 58 mijë euro për dekorimin e shesheve në prag të festave.
Pamja që iu dha shesheve vërtetë ishte e bukur dhe pothuajse të gjithë qytetarët e vlerësuan atë.
Por, sonte në orët e mbrëmjes në sheshet e Prishtinës mungonin jo vetëm dritat e dekorimeve por edhe ato të ndriçimit./Indeksonline/