Ronaldinho ka disa fjalë lamtumirëse (Foto)
“Kingu” i futbollit brazilian, Ronaldinho i ka dhënë fund futbollit në moshën 37 vjeçar. Braziliani përmes rrjeteve sociale ka disa fjalë emocionuese dhe lamtumirës, transmeton IndeksOnline.
“Faleminderit o Perëndia ime për këtë jetë që ma ke dhënë mua dhe familjes sime. Pas gati tre dekadave kushtuar futbollit, i them lamtumirë ëndrrës sime më të madhe”, ka shkruar Ronaldinho.
Anësori/mesfushori/sulmuesi karrierën e nisi në ekipin Gremio, kurse gjatë vitit 2001-2003 luajti për Parisin. Ai kaloi te Barcelona ku u bë i njohur duke zhvilluar 145 paraqitje (70 gola). 37-vjeçari pas largimit nga Barça luajti për ekipe si Milan, Flamengo, Atletico Mineiro, Queretaro dhe në fund me Fluminesnse. Për Kombëtaren e Brazilit, Ronaldinho duke i përfshi edhe paraqitjet me grupmoshat U17, U20 dhe U23 – zhvilloi plotë 132 paraqitje dhe shënoi rreth 50 gola./IndeksOnline/
Mesazhi/lamtumirës i plotë i tij:
Faleminderit o Perëndia ime për këtë jetë që ma ke dhënë mua dhe familjes sime. Pas gati tre dekadave kushtuar futbollit, i them lamtumirë ëndrrës sime më të madhe.
Unë bërë atë që më pëlqente më së shumti për 20 vjet. Kam jetuar me këtë ëndërr, çdo moment, çdo udhëtim, fitore, humbje, himni kombëtar, duke ecur në tunel, patiket e përdorura, topat e mirë, të gjitha këto i admiroj. Gjithsesi gjithçka ishte e mahnitshme. Babai im dhe familja ime më mbështetën shumë për të arritur deri këtu, ishte një përpjeke ekipore. Arritëm në fund të fazës së parë me një histori të bukur për ta treguar.
Unë dua t’i falënderoj të gjithë, nga zemra dhe shpirti – trajnerët, drejtuesit, shoferin e autobusëve, veshjet, gjyqtarin, gazetarët. Faleminderit, që ndërtuam këtë histori së bashku.
Në muajin mars do të bëjë një njoftim se si do të jetë kjo lamtumirë dhe e ardhmja ime. Tani për tani, ky është vetëm një falënderim.
Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe dashurinë! Një përqafim të fortë, unë jam i lumtur duke bërë këtë sport në profesionin tim.