75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 30 Shtator 2024 / L K

Dembele është lënë jashtë listës, pas një debati me Luis Enriquen

Ousmane Dembele është lënë jashtë skuadrës së Paris Saint-Germain për ndeshjen e Champions League kundër Arsenalit. Ky vendim pasi lojtari është futur në një debat me Luis Enriquen.

Reprezentuesi francez u zëvendësua nga Ibrahim Mbayen në minutën e 82-të në fitoren 3-1 ndaj Rennes . Më pas kishte një konflikt verbal mes lojtarit dhe Enriques.

Ish-lojtari i Barcelonës është mungesa e vetme e madhe në listë, përveç të lënduarve Lucas Hernández, Kimpembe dhe Gonçalo Ramos./Indeksonline/