Gold Ag tek varri i Mirsad Ndrecajt: Dëshmorët lindin, por nuk vdesin! (Foto)
Gold Ag është një nga reperët më të njohur dhe më të dashur të publikut.
Ai përveç këngëve e bashkëpunime me këngëtarë të rinj, njihet edhe për bashkëpunime me këngëtarë të muzikës popullore e që gjithnjë janë mirëpritur. Madje Gold Ag u ka kushtuar shumë këngë edhe heronjve e atyre që kontribuan në lirinë që e gëzojmë sot, shkruan Indeksonline.
Reperi sot ka vizituar varrin e dëshmorit Mirsad Ndrecaj i cili u vra në “Lagjën e Trimave” në Kumanove. Ndërsa Gold përbri fotografisë ka shkruar:
Dëshmorët lindin, por nuk vdesin!