75 Mall Live Search
13:18 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / AR

Këngëtari magjeps fansat me performancë

Paul McCartney mahniti fansat argjentinas me një performancë në stadiumin Mario Alberto Kempes, në Kordoba.

Ikona legjendare e Beatles e hapi shfaqjen me hitin klasik “Can’t Buy Me Love”, duke dhuruar emocione mes turmës së atyre që e duan. Duke folur në spanjisht, McCartney u prit ngrohtësisht nga artdashësit argjentinas të Beatles-ve, të cilët brohoritën, ndërsa ai i përshëndeti.

Ky koncert shënoi të dytin nga dy shfaqjet e planifikuara në Argjentinë si pjesë e turneut të tij Got Back. McCartney do të vazhdojë turneun në të gjithë Amerikën Latine, me ndalesat e ardhshme në Kili, Brazil, Kosta-Rika dhe në Meksikë, përpara se të niset për në Europë në muajin dhjetor.