“Gjyqtari pati të veshur fanellën e Bayernit”, futbollisti i Mainzit me akuza pas ndeshjes

Skuadra e Bayern Munchen vazhdoi në raundin tjetër të DFB Pokal, pasi mbrëmë mposhti 0:4 Mainzin.
Futbollisti, Dominik Kohr pas ndeshjes u paraqit në intervistë dhe pati disa akuza të rëndë për gjyqtarin e ndeshjes, Sascha Stegemann, shkruan Indeksonline
Ai tha se gjyqtari i këtij takimi bëri disa gabime dhe se të veshur e kishte fanellën e klubit kundërshtar.
“Gjyqtari i ndeshjes kishte të veshur fanellën e Bayern Munchen”, është komenti i futbollistit të Mainzit.
„Der Schiedsrichter hatte ein Bayern-Trikot an!“ – Dominik Kohr schimpft und wirft dem Schiedsrichter Sascha Stegemann Parteilichkeit vor! 🎙️🔥#M05FCB #Kohr #Schiedsrichter pic.twitter.com/hsYpQsPPIt
— Sky Sport (@SkySportDE) October 31, 2024