Shpendi nuk ndalet, shënon tjetër gol për Cesenan në Serie B

Skuadra e Cesena-s është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Sudtirolit, në ndeshjen e javës së 12-të në Serie B.
Golin për 1:0 e shënoi sulmuesi shqiptar, Cristian Shpendi, shkruan Indeksonline
Shpendi shënoi gol në minutën e 52’të për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij.
Ky ishte goli i shtatë i Shpendit me fanellën e Cesena-s në Serie B dhe i prinë listës së golashënuesve deri tani./Indeksonline/