11:14 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

FSK gjatë natës evakuon nxënës nga Prevalla [Foto]

Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcave tëSK-së, pas  vlerësimit dhe rishikimit të zonës në Brezovicë   se  mos ka mbetur ndonjë nxënës i izoluar pas bllokimit të rrugës nga dëbora, ka marrë një informacionin plotësues se një grup i nxënësve kanë udhëtuar në këmbë në drejtim të Prevalles.

Përmes një komunikate FSK bënë të ditur se rreth orës 22:00 janë evidentuar 19 nxënës nga Gjakova.

“Këta nxënës të ngelur në rrugë dhe dëborë, janë ndihmuar nga njësia e FSK-së e cila ka bërë transportin nga Prevalla deri  në Gjakovë. Grupi i  nxënësve janë ribashkuar me familjet e tyre në Gjakovë rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Në këtë operacion kanë qenë të angazhuar  pjesëtarët e  Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza dhe të Brigadës për Mbështetje Operacionale të FSK-së”, thuhet në njoftim./Indeksonline/