75 Mall Live Search
10:13 / E Martë, 19 Nëntor 2024 / A. M.

Ferizaj me super-stadium, Rexhepi thotë se edhe zyrtarisht ka nisur procedura e prokurimit!

Miliona euro janë destinuar për stadiumin e ri të Ferizajt. Kjo është bërë e ditur nga asmablisti i kësaj komune, Amir Rexhepi.

“Faleminderit kryeministër, Albin Kurti! Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 19 milionë euro për ndërtimin e stadiumit në Ferizaj. Sot janë shpallur procedurat e prokurimit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka dhënë lajmin se edhe katër investime të mëdha pritet të bëhen në stadiumet e futbollit.

“Peja e Ferizaj po bëhen me stadiume të reja, Prizreni e Vushtrria me rinovim total.

Ka përfunduar hartimi i projekteve zbatuese për stadiumet e Pejës, Ferizajt, Prizrenit dhe Vushtrrisë, ndërsa sot i kemi shpallur procedurat e prokurimit. Nga 19 milionë euro për Pejën e Ferizajn, 13 milionë për Prizrenin dhe pesë milionë për Vushtrrinë (për stadiumin e Vushtrrisë komuna ka hartuar projektin dhe bashkëfinancon rinovimin me 20 për qind).

Vazhdojmë me vendosmëri të plotë zbatimin e planit tonë pesë vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vend”. /Indeksonline/