“Dita e hapur” në FSK/ Nxënësit vizitojnë kazermat në gjithë vendin (Foto)

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë e Kosovës organizoi sot “Ditën e hapur”, me rastin e Ditës së Forcës, transmeton IndeksOnline.
Qytetarët nga afër po shohin demonstrimin e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kazemrat momentalisht po vizitohen në mënyrë të organizuar nga shkollat e ndryshme të vendit.

Kazermat e FSK-së të cilat kanë hapur dyert janë: në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin./IndeksOnline/

