Futbollistët e Dritës paraqiten si shqiponja në stërvitjen e sotme

Një urim i vecantë nga skuadra e Dritës për nder të 28 nëntorit.
Në një video të publikuar nga klubi kosovar, shihen lojtarët duke filluar stërvitjen me flamurin kombëtar në supe, nën tingujt e këngës “Ku ka si ti moj Shqipëria ime”.
Lojtarët shihen po ashtu duke mbajtur plisin në kokë, dhe kanë rregulluar një puzzle që përmbante flamurin tonë kombëtar./IndeksOnline/