75 Mall Live Search
09:21 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

U gjend i shtrirë në rrugë një person në Gjakovë, ndërron jetë në spital

Një person është gjetur i shtrirë në rrugë në Gjakovë ditën e djeshme, ku pas dërgimit në spital ai ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

‘’Gjakovë / 30.11.2024 – 17:10. Raportohet se në rrugë i shtrirë është gjetur viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në Spital ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.’’ thuhet në raportin e policisë. /IndeksOnline/