75 Mall Live Search
08:13 / E Enjte, 19 Dhjetor 2024 / G T

Wolves merr trajner nga liga e Arabisë Saudite, arrihet marrëveshja

Skuadra nga Premier League, Wolves, ka arritur marrëveshje me trajnerin e ri, pas largimit të Gary O’Neil.

Vitor Pereira është trajneri që ka arritur marrëveshje me ekipin e Wolvesit, shkruan Indeksonline

Pereira është pjesë e ekipit nga Arabia Saudite, Al-Shabab.

Por, skuadra nga Anglia pritet të paguajë klauzolën e largimit prej 1 milion eurosh.

Pereira nga Portugalia më parë ka qenë trajner i skuadrave të njohura, si: Fenerbahce, Flamengo, Porto, Al-Ahli dhe Munchen 1860.

Kujtojmë që Wolves gjatë këtij sezoni në Premier League në 16 xhirot e para ka grumbulluar vetëm nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e 29-të./Indeksonline/