75 Mall Live Search
13:33 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / Gj. Sh

Barcelona heq dorë nga Jonathan David

Skuadra e Barcelonëc ka hequr dorë nga transferimi i Jonathan David.

Sulmuesi kanadaz ka kontratë me Lille deri në qershor të vitit 2025, por duket se katalanasit nuk do ta transferojnë atë edhe pse lojtari tha se ai ishte tifoz i madh i Barcës që nga fëmijëria, shkruan IndeksOnline.

Sipas Mundo Deportivo. menaxhmenti thuhet se beson se profili i David nuk është i duhuri për partneritet me Robert Lewandowski.

Barca e ka monitoruar prej kohësh 24 vjeçarin, por duket se tashmë kanë hequr dorë.

David po kalon një sezon fantastik me Lille, ku ka shënuar 17 gola në 26 ndeshje./IndeksOnline/