Hoti: Na duhet mbështetja e qytetarëve për të bërë ndryshimin
Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së u ka premtuar qytetarëve se LDK do të jetë zëri i tyre, por për këtë iu nevojitet mbështetja.
Ai ka thënë se vetëm përkrahja e qytetarëve mund ta ndihmojë LDK-në që ta bëjë ndryshimin.
“Kam pranuar shume mesazhe nga qytetare anembane Kosoves se jane te shqetesuar me menyren si po qeveriset vendi, me rrezikun qe mund te izolohemi nga miqte tane, me zhvatjen e taksave te tyre nga qeveria ne forma te ndryshme dhe plot shqetesime te tjera. Ju garantoj se do te jemi zeri i juaj. POR, NA DUHET MBESHTETJA E TE GJITHE JUVE PER TE BERE NDRYSHIMIN. SE SHPEJTI DO JU KERKOJME KETE MBESHTETJE”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/