Anulohen nominimet për “Oscars” 2025, shkaku i zjarreve

Nominimet për çmimet e ardhshme të 97-të të Academy Awards janë shtyrë për shkak të zjarreve në Los Anxhelos në të gjithë Kaliforninë Jugore.
Një numër i famshëm kanë humbur shtëpitë e tyre në zonën e Paqësorit duke përfshirë Miles Teller, Anthony Hopkins, Adam Brody dhe gruan Leighton Meester, si edhe Anna Faris, transmeton Indeksonline.
Zjarri në lagjen e pasur LA – që filloi të martën në mëngjes ka djegur aktualisht rreth 15,832 hektarë.
Periudha e votimit e cila filloi të mërkurën është zgjatur deri të martën, me 14 janar. Votimi fillimisht ishte caktuar të përfundonte të dielën, më 12 janar. /Indeksonline/