75 Mall Live Search
20:24 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / G T

Harry Kane nga penalltia, Bayerni fiton ndaj Monchengladbachut

Skuadra e Bayern Muchen ka shënuar një fitore të madhe në javën e 16-të në elitën e futbollit gjerman, pasi mposhti minimalisht 1:0 Borussia Monchengladbachun.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane. Gol ky që erdhi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 68’të, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, ekipi i Vincent Kompanys shkon në kuotën e 39 pikëve në pozitën e parë në tabelën e Bundesligas, katër më shumë se vendi i dytë, Bayer Leverkuseni (35).

Kujtojmë që në bankë rezervë ishte lojtari shqiptar, Arijon Ibrahimovic – por që nuk pati minuta sonte që do ishte edhe paraqitja e tij e fundit me fanellën “bavareze” pasi flitet për një transferim në Lazio./Indeksonline/