75 Mall Live Search
20:54 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

13 persona pranuan tretman mjekësor pas zjarrit në Emshir

13 persona kanë pranuar tretman mjekësor pas zjarrit që ka shpërthyr në një ndërtesë në lagjen Emshir në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se tash situate është vënë nën kontroll dhe se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit.

“Bazuar në të dhënat aktuale numri i personave që u është ofruar tretman mjekësor arrinë në trembëdhjetë (13). Për detajet rreth rastit do të njoftoheni pas përfundimit të ekzaminimeve të nevojshme hetimore e procedurale nga institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti/Indeksonline/