Malaj takon të dërguarën e Amerikës në Kosovë, flasin për dialogun

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, është takuar me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.
Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, Malaj tregon se me Prattipatin kanë zhvilluar një bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore.
Në takim u diskutua për të tashmen dhe të ardhmen e dialogut Kosovë-Serbi dhe zhvillimet politike në vend.
Postimi i plotë:
Ishte kenaqësi e veçantë takimi me të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Kosovë znj.Anu Prattipati.
Zhvilluam një bisedë mjaft konstruktive dhe miqësore, me fokus marrëdhëniet mes dy vendeve tona, zhvillimet politike në Kosovë, e tashmja dhe e ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Të dyja palët shprehëm vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit të frytshëm midis dy ambasadave tona për përmbushjen e angazhimeve të përbashkëta./Indeksonline/