Rezultatet finale në Pejë, Vetëvendosje e para, LDK e dyta

Në zgjedhjet e sivjetme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje ka arkëtuar 18 mijë e 220 vota në komunën e Pejës.
Në të dhënat përfundimtare të siguruara nga IndeksOnline, e dyta me vota radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës, me 12 mijë e 462.
E treta me radhë është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 5,878 vota, ndërkaq e katërta Partia Demokratike e Kosovës, me 4,523 vota.
Nga 115 mijë e 679 qytetarë me të drejt vote në këtë komunë, 43 mijë e 810 prej tyre e shfrytëzuan këtë të drejt.
IndeksOnline raporton se në zgjedhjet e 2021-tës, LVV-ja kishte marrë dukshëm më shumë vota në këtë komunë: 23,822 sosh./IndeksOnline/