Matoshi për vizën e Haradinajt në Britani: O Zot, kjo është…
Raportim për refuzimin e vizës nga ambasada e Britanisë së Madhe për kryeministrin e Republikës, Ramush Haradinaj, po del të jetë i pavërtetë. Kështu të paktën ka thënë këshilltari i shefit të ekzekutivit kosovar, Halil Matoshi.
Ai thotë se është i indinjuar me këto, sic i quajti ai, urrejte dhe mllef ndaj Haradinajt, transmeton Indeksonline
“Besoj të jetë errësim i përkohshem i mendjes së dikujt. Kjo nuk është “Koha…” e kohës sime. I indinjuar”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Reagim i plotë:
“Koha” e 10 vjetëve të mia dhe Koha e keqe… e padrejtë dhe e pa etikë…
Gazetë e çmuar dikur, e lexuar dhe sot për kritikën qeveritare – sepse shtypi këtë punë ka – porse tashti përtej kufijve të etikës (duke u lëshuar në fushatë të egër ndaj Kryeministrit Ramush Haradinaj) dhe përtej kufijve të estetikës!
Raportimi se Kryeministrit nuk i është dhënë viza britanike është fluskë mllefi dhe urrejtjeje. Kaq!
O Zot, kjo është “Koha…” e defiguruar, e keqe, abuzive…
Besoj të jetë errësim i përkohshem i mendjes së dikujt!?
Kjo nuk është “Koha…” e kohës sime!???
I indinjuar!
Qeveria tregon nëse Haradinajt i është refuzuar viza nga Britania e Madhe