PDK-së i shkon për vizitë një ambasador, e njoftojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin diskutoi për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.

“Theksova përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për vendin tonë.
Në raport me zgjedhjet e përgjithshme, të dërguarin slloven e njoftova se 9 shkurti ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike të vendit tonë dhe përkushtimit të qytetarëve për një të ardhme më të mire”, ka shkruar ai. /Indeksonline/
