Efekti “Ozempic”, aktoret habitën me paraqitjen

Çmimet “SAG 2025” festuan projektet më të mira televizive dhe filmike të vitit të kaluar në skenën globale.
Megjithatë, ishin paraqitjet në tapetin e kuq që tërhoqën më shumë vëmendjen në rrjetet sociale mbrëmjen e së dielës, pasi fansat vunë re se disa prej aktoreve dukeshin dukshëm më të dobëta, transmeton Indeksonline.
Mes interesit në rritje të industrisë për ilaçin për humbje peshe “Ozempic”, disa yje kanë shkaktuar reagime me transformimet e trupit të tyre teksa mbërritën në Shrine Auditorium në Los Anxhelos.
Mania “Ozempic” ka arritur një nivel të ri, shumë të famshëm ose po pranojnë hapur përdorimin e ilaçit për humbje peshe ose po ndezin spekulime për shkak të pamjes së tyre dukshëm më të hollë.

Fituesja e Oskarit, Kathy Bates, e cila zbuloi se ilaçi e ndihmoi të humbiste 45 kilogramë, tregoi figurën e saj të re me një kostum të zi elegant.
Ndërkohë, Brooke Shields, Demi Moore, Ariana Grande, Selena Gomez dhe Georgina Chapman tërhoqën gjithashtu vëmendjen me zgjedhjet e tyre të modës, ndërsa siç pretendojnë shumë, dukeshin dukshëm më të dobëta.
Fansat komentuan: “Demi Moore duket vërtet e dobët”, “Ozempic duket se është “fajtori”. Edhe ata që tashmë ishin të dobët tani duken jashtëzakonisht të dobësuar. Shikoni fotot e fundit të Nicole Kidman dhe Brooke Shields. E frikshme”!/Indeksonline/


