Bedri Hamza nesër mban konferencë për media

Pas certifikimit të rezultateve për zgjedhjet e 9 shkurtit, kandidat për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka thirrur konferencë për media.
Konferenca sipas komunikatës do të mbahet të premten në orën 11:00 në selinë qendrore të PDK-së.
Theksojmë se Hamza ka dorëzuar sot kërkesën e tij në KQZ për të hequr dorë nga mandati i deputetit.
Kështu ka bërë të ditur kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Hamza ka zgjedhur të qëndrojë në pozitën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës edhe pse kanë mbetur shumë pak muaj deri në përfundimin e mandatit të tij.
Në kuvend, Hamza do të zëvendësohet nga kandidati për deputet, Rashit Qalaj./Indeksonline/