75 Mall Live Search
18:53 / E Shtunë, 05 Prill 2025 / Gj. Sh

I jepet lamtumira e fundit Alban Tolaj, policit që dyshohet se u vetëvra dje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premtën në Prishtinë, ku një zyrtar policor dyshohet që i ka dhënë fund jetës.

Bëhet fjalë për Alban Tolajn, zyrtarin policor që dyshohet të jetë vetëvrarë dje rreth orës 14:45.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi opinionin publik.

”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, deklaroi për media zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

Sot atij i është dhënë lamtumira e fundit, në varrezat e Pejës, me një ceremoni zyrtare ku të pranishëm ishin familjarë, miq dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, ish-kolegë të Tolajt./IndeksOnline/