Montella i rrëmben Interit yllin e skuadrës
Interi përveç që po mundohet të bëjë një blerje në orët e fundit të merkatos, ata mund edhe të humbin një futbollist.
Bëhet fjalë për mesfushorin, Marcelo Brozovic i cili është duke u kërkuar nga Viciento Montella te Sevilla.
Në këto minuta mesfushori kroat ka arritur në Hotel Melia në Milano, shtëpina e merkatos së dimrit, së bashku me agjentin e tij Miroslav Bicanic , për të dëgjuar dhe për të marrë në konsideratë propozimin.
Andaluzianët propozojnë një hua me të drejtën e blerjes për 25 milionë në fund të sezonit. /IndeksOnline/